Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani mori pjesë sot në një drekë informale pune me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) dhe ministrat e jashtëm të vendeve kandidate për anëtarësim, në kuadër të takimit informal të ministrave të Jashtëm të BE-së. Takimi u fokusua në sfidat gjeopolitike aktuale dhe nevojën e forcimit të qëndrueshmërisë kolektive kundër kërcënimeve hibride, të cilat janë bërë gjithnjë e më shqetësuese për rajonin dhe Evropën në përgjithësi.
Hasani rikonfirmoi përkushtimin e Shqipërisë për të vazhduar me procesin e integrimit evropian dhe ndaj qëndrueshmërisë në përballimin e kërcënimeve të tilla. Ai ndau me pjesëmarrësit disa nga hapat e ndërmarra nga Shqipëria për t’u përputhur me standardet e BE-së dhe NATO-s në luftën kundër kërcënimeve hibride. Disa nga arritjet e Shqipërisë përfshijnë miratimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Sigurinë Kibernetike, përafrimin me rregulloret e BE-së për qëndrueshmërinë e infrastrukturës kritike dhe zbatimin e legjislacionit të sigurisë kibernetike deri në vitin 2025.
Një tjetër hap i rëndësishëm i përmendur nga Hasani ishte anëtarësimi i Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës për Kundërvënien ndaj Kërcënimeve Hibride në Helsinki, si anëtari i 36-të i kësaj iniciative, që shënon një përparim në bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar kërcënimet hibride.
Ministri Hasani gjithashtu theksoi rëndësinë e një kuadri rajonal bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të adresuar sfidat e përbashkëta të dezinformimit dhe kërcënimeve hibride. Ai e theksoi se zgjerimi i BE-së është një prioritet për Shqipërinë, pasi ai garanton stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe forcimin e unitetit të Evropës përballë kërcënimeve globale.
Në përfundim të takimit, Hasani shfrytëzoi mundësinë për të falenderuar Këshillin e BE-së për mbështetjen e qëndrimit të përbashkët për grup-kapitullin e 3-të të integrimit, i cili do të hapet zyrtarisht në Konferencën e 5-të Ndërqeveritare në Bruksel më 22 maj 2025, dhe theksoi angazhimin e Shqipërisë për të përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.