Policia e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme armatimi dhe pjesë armësh gjatë një operacioni të zhvilluar në tri lokacione në veri të vendit, konkretisht në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan. Në njërin nga këto lokacione është identifikuar edhe një punishte e dyshuar për modifikim armësh.
Sipas njoftimit zyrtar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, një person është arrestuar dhe ndodhet në mbajtje si i dyshuar për veprat penale të trafikimit dhe posedimit të paautorizuar të armëve. Ndërkohë, tre persona janë shoqëruar për intervistim nga Policia e Kosovës.
Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë dhe me urdhër të gjykatës.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, reagoi menjëherë pas operacionit, duke e quajtur një hap të rëndësishëm në luftën pa kompromis ndaj grupeve kriminale që cenojnë sigurinë dhe rendin në Republikën e Kosovës. “Pres dënim meritor dhe pa dilemë për të gjithë të përfshirët,” u shpreh ai.
Policia konfirmoi se janë sekuestruar armë, pjesë armësh, municion dhe dëshmi të tjera që do të përdoren në procedurat gjyqësore në vijim. Zbulimi i punishtes së armëve ka ngritur alarmin për praninë e rrjeteve të organizuara që mund të synojnë destabilizimin e rajonit përmes furnizimit me armatim.
Ky është një tjetër operacion që konfirmon vendosmërinë e autoriteteve kosovare për të goditur çdo përpjekje për cenim të sigurisë kombëtare, në një kohë kur tensionet në veri mbeten të larta dhe përfshirja e elementëve të jashtëm në këto aktivitete mbetet shqetësim i vazhdueshëm.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.