PE kërkon njohje të ndërsjelltë Kosovë–Serbi dhe heqje të masave ndaj Prishtinës

E martë, 17 Nëntor, 2026

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të rëndësishme për Kosovën, ku kërkohet përmbyllja e dialogut me Serbinë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese dhe të bazuar në njohjen e ndërsjellë. Rezoluta thekson gjithashtu domosdoshmërinë e heqjes së menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke theksuar se ajo i ka përmbushur kriteret përkatëse.

Autori i dokumentit, eurodeputeti Riho Terras, i cilësoi këto masa si “të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi”. Ai tha se masat dëmtojnë agjendën evropiane të Kosovës dhe kërkoi shfuqizimin e tyre për të lejuar përparimin me fondet evropiane.

Rezoluta përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, si dhe mbështet integrimin e saj në Këshillin e Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s. Një thirrje e qartë i drejtohet pesë shteteve të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë këtë sa më parë.

Dokumenti shpreh shqetësim për situatën e sigurisë në veriun e Kosovës, pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe incidenteve në kanalin Ibër–Lepenc. Parlamentarët shprehën keqardhje për mungesën e ndjekjes penale në Serbi ndaj autorëve të sulmit, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin.

Në të njëjtën kohë, PE ka miratuar edhe një rezolutë për Serbinë, ku shpreh kritika të forta për lidhjet e Beogradit me Moskën dhe përpjekjet për destabilizim rajonal. Eurodeputeti Tonino Picula u shpreh se deklaratat e liderëve serbë për integrimin evropian “janë jo bindëse”, ndërsa bëjnë plane për marrëveshje të reja me Rusinë.

Rezoluta bën thirrje që ndihma financiare për Serbinë të rishqyrtohet nëse kjo e fundit nuk ndërpret bashkëpunimin me Moskën. Ajo kritikon gjithashtu “politikën përkëdhelëse” të Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe kërkon qasje më të qartë dhe të prerë ndaj Beogradit.

Ky qëndrim i Parlamentit Evropian vjen në një moment kyç për rajonin dhe mbart peshë të madhe për zhvillimet e ardhshme në procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.