Ngërç politik në Kosovë:Kuvendi dështon sërish,opozita refuzon votimin e fshehtë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Përpjekja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, pasi partitë opozitare – PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – bojkotuan votimin për ngritjen e komisionit për votim të fshehtë, duke kundërshtuar kështu procedurën e propozuar nga Vetëvendosje.

Vetëm 56 deputetë morën pjesë në votimin për Albulena Haxhiun, kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit. Një votë ishte kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim. Seanca u ndërpre pas votimit të dështuar, ndërsa përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit do të zhvillohet më 9 maj, në orën 10:00.

Mosmarrëveshjet midis partisë fituese të zgjedhjeve, Vetëvendosjes, dhe partive opozitare vazhdojnë ta mbajnë të bllokuar procesin politik. Opozita ka refuzuar kandidaturën e Haxhiut, të cilën e cilëson si “përçarëse”, dhe ka kundërshtuar propozimin e VV-së që votimi për kryetarin e Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Për të dalë nga kriza, kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka dërguar një letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke i propozuar një bashkëqeverisje. Por Abdixhiku, në përgjigjen e tij, ka hedhur poshtë ofertën për koalicion, duke propozuar në vend të saj krijimin e një qeverie tranzitore me pjesëmarrjen e të gjitha partive politike.

Ngërçi institucional po zgjat dhe një zgjidhje përfundimtare mbetet ende e largët, ndërsa sytë janë tashmë nga seanca e 9 majit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.