Mbi 2 mln pasagjerë kanë udhëtuar nëpërmjet Rinasit në 3-mujorin e parë të 2025

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen në hartën turistike dhe ajrore të Europës. Mbi 2 milionë pasagjerë udhëtuan përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit vetëm në tre muajt e parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje të ndjeshme të trafikut ajror, të udhëhequr kryesisht nga fluksi i vizitorëve të huaj që zgjedhin vendin si destinacion turistik.

Sipas raportit më të fundit të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve (ACI Europe), Shqipëria është renditur sërish ndër vendet me performancën më të mirë në rajon, duke tejkaluar mesataren evropiane për rritjen e trafikut të pasagjerëve ajrorë në tremujorin e parë të këtij viti.

Rritje me 9.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, Shqipëria u pozicionua përkrah vendeve me tregje në zhvillim të shpejtë si Moldavia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe Gjeorgjia. Këto rezultate të larta, sipas ACI, janë tregues i një rimëkëmbjeje të qëndrueshme të turizmit pas ndikimeve të pandemisë dhe krizave gjeopolitike në rajon.

“Aeroportet jashtë tregut të BE-së kanë tejkaluar mesataren evropiane me një rritje të trafikut prej 5.7%, ku Shqipëria shënoi +9.1%”, thuhet në raportin zyrtar të ACI. Përveç Shqipërisë, rritje të jashtëzakonshme regjistroi edhe Gjeorgjia me 85%, Izraeli me 60.4% dhe Moldavia me 56%.

Ky trend pozitiv i konfirmuar nga statistikat ndërkombëtare tregon një interes të shtuar për Shqipërinë si destinacion, si dhe një konsolidim të infrastrukturës ajrore që po përballet me kërkesë gjithnjë e më të lartë nga tregjet ndërkombëtare. Rritja e lëvizshmërisë ajrore përforcon edhe më tej rolin e Shqipërisë si një nyje e rëndësishme turistike në Ballkan dhe më gjerë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.