Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA) ka bërë një njoftim të rëndësishëm për pasagjerët që udhëtojnë më 15 dhe 16 maj, duke i këshilluar të paraqiten në aeroport të paktën tre orë para nisjes së fluturimit. Shkak për këtë apel janë masat e shtuara të sigurisë dhe trafiku i paralajmëruar në kryeqytet, për shkak të mbajtjes së Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Tirana pritet të mirëpresë liderë nga e gjithë Europa, në një ngjarje që do të sjellë bllokime rrugësh dhe kufizime qarkullimi në zonat kryesore të qytetit. Si rrjedhojë, autoritetet e aeroportit paralajmërojnë për vonesa të mundshme në aksesin drejt terminalit.
TIA u kërkon pasagjerëve të planifikojnë udhëtimin me kujdes dhe të parashikojnë kohë shtesë për të shmangur humbjen e fluturimeve të planifikuara. Kjo masë synon të lehtësojë fluksin dhe të garantojë mbarëvajtjen e operacioneve gjatë ditëve të samitit.
Ky është një mesazh veçanërisht i rëndësishëm për shqiptarët në diasporë që kanë planifikuar udhëtime në këtë periudhë apo që presin familjarë nga jashtë vendit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.