Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shkaktuar një skandal ndërkombëtar, pasi është akuzuar se ka tentuar të marrë pjesë në darkën e donatorëve të Komitetit Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara nën një emër të rremë.
Sipas raportimeve të Media Nova, Vuçiç, i cili mbërriti në SHBA për një vizitë zyrtare dhe për të marrë pjesë në një ngjarje lidhur me Partinë Republikane, u përpoq të fshihej pas emrit “Alex Vuci” për të hyrë në një ngjarje private të donatorëve të kandidatit për guvernator të Floridës, Byron Donalds.
Ishte Aleksandar Jovičić, aktivist dhe anëtar i organizatës “Serbët për Trump 2024”, ai që përmendi i pari këtë incident, duke i akuzuar Vuçiç për shkelje të ligjeve amerikane dhe për turpërimin e imazhit të Serbisë në skenën ndërkombëtare. Sipas tij, Vuçiç u largua nga SHBA-të para kohe dhe “me mirësi iu kërkua të largohej nga vendi” pasi u zbulua tentativa e tij për të marrë pjesë në darkën e donatorëve nën identitet të rremë.
Vizita e Vuçiçit në SHBA, e cila u njoftua si pjesë e një angazhimi për të diskutuar marrëdhëniet e mundshme me Partinë Republikane dhe një takim të mundshëm me presidentin amerikan Donald Trump, përfundoi papritur pas vetëm dy ditësh. Zyrtarët serbë njoftuan se Vuçiç kishte shpërthyer një krizë shëndetësore, duke u kthyer menjëherë në Beograd. Megjithatë, spekulimet dhe informacionet që dolën nga rrjetet sociale dhe mediat opozitare serbe sugjerojnë se ky mund të ketë qenë një justifikim për largimin e tij pas incidentit të darkës.
Ky skandal ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi dhe jashtë saj, ku shumë komentues shohin këtë si një akt të papranueshëm, me pasojat të mundshme jo vetëm për Vuçiçin, por edhe për marrëdhëniet diplomatike të Serbisë me Shtetet e Bashkuara dhe mundësisht edhe me të tjera shtete.
Në një kohë që tensionet diplomatike mes Serbisë dhe SHBA-ve janë të vazhdueshme, ky incident mund të shërbejë si një moment kyç për marrëdhëniet e dy vendeve, me pasoja të paparashikueshme për politikën e jashtme serbe.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.