Prishtinë: Dy të paraburgosur për nxitje urrejtjeje dhe mbështetje të ISIS

E diel, 6 Korrik, 2025

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurve D.B. dhe E.B., të cilët po hetohen për vepra penale që lidhen me terrorizmin dhe nxitjen e urrejtjes ndërfetare.

Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës më 1 maj 2025. Sipas gjykatës, masa e paraburgimit është e nevojshme për të siguruar mbarëvajtjen e procedurës penale dhe për të parandaluar mundësinë e ndikimit në prova apo dëshmitarë.

Të dyshuarit akuzohen se në fshatin Shashkoc të Komunës së Prishtinës kanë përhapur publikisht urrejtje ndërfetare përmes postimeve në rrjetet sociale “TikTok” dhe “Facebook”. Në to, ata kanë shfaqur ideologji ekstremiste fetare dhe mbështetje të hapur për organizatën terroriste ISIS.

Në një nga videot, i pandehuri D.B. shihet para një shtëpie ku valëvitet flamuri i ISIS-it, ndërsa në ambientet e brendshme janë vendosur grafite dhe simbole që përfaqësojnë këtë organizatë. Gjykata vlerëson se përmbajtja e këtyre postimeve përmban gjuhë armiqësore ndaj institucioneve shtetërore të Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, liderëve politikë si dhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hetimet ndaj dy të pandehurve janë në vijim e sipër dhe autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore për të adresuar kërcënimet e tilla ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit kushtetues.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.