La Repubblica: Bregdeti shqiptar në krizë mjedisore nga erozioni dhe deti

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Bregdeti shqiptar po përballet me një krizë mjedisore alarmante, e cila po cenon thellësisht natyrën, jetesën e komuniteteve lokale dhe të ardhmen e turizmit – një prej shtyllave kryesore të ekonomisë së vendit.

Sipas një artikulli të publikuar në gazetën italiane La Repubblica, ndryshimet klimatike dhe ndërhyrjet e pakontrolluara njerëzore po shkatërrojnë ekosistemet bregdetare në mënyrë të pakthyeshme. Në Velipojë, pylli shekullor me pisha po gllabërohet nga deti me një ritëm dramatik prej mbi pesë metrash për çdo vit, ndërsa në Golem, urbanizimi ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e erozionit, duke zhdukur rreth 70 metra vijë bregdetare në vetëm 16 vite.

Një raport i fundit i NASA-s thekson se niveli global i detit është rritur me 10 centimetra në 30 vitet e fundit, duke ndikuar ndjeshëm edhe në bregdetin shqiptar. Kjo rritje, e kombinuar me ndërtimet pa kriter përgjatë vijës bregdetare, ka përshkallëzuar rrezikun e përmbytjeve dhe humbjes së habitateve natyrore.

Specialistja e planifikimit urban, Besjana Shehu, deklaron se nga 273 kilometra vijë bregdetare që ka Shqipëria, 154 kilometra janë të prekura tashmë nga erozioni. Ndërkohë banorët e zonës së Kunes po përballen me stuhi gjithnjë e më të forta dhe të shpeshta, që po dëmtojnë vazhdimisht pronat dhe infrastrukturën.

Një prej simboleve të humbjes ekologjike është zhdukja e ishullit Franz Jozef, i cili dikur ishte një destinacion turistik dhe strehë për faunën detare dhe shpendët, por që sot nuk ekziston më. Sipas profesor Ervis Krymit, ndërhyrjet njerëzore me ndërtimin e digave dhe hidrocentraleve kanë përkeqësuar më tej situatën.

Përballë kësaj emergjence ekologjike, autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar se deri në vitin 2030, rreth 32% e zonave bregdetare do të përfshihen nga përmbytjet dhe erozioni. Kjo përbën një kërcënim serioz jo vetëm për biodiversitetin, por edhe për industrinë e turizmit që solli mbi 10 milionë vizitorë në vitin 2023.

Ndërsa komunitetet vendase shprehin shqetësimin për të ardhmen e tyre, ekspertët dhe aktivistët mjedisorë kërkojnë masa të menjëhershme për të frenuar dëmin dhe për të ndërtuar një strategji të qëndrueshme mbrojtjeje të bregdetit.

Nëse nuk veprohet shpejt, peizazhet që sot mbushin kartolinat turistike të Shqipërisë, shumë shpejt mund të mbeten vetëm kujtime.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.