Eduart Çala, ikona e skenës nga Elbasani, ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Elbasani është zgjuar këtë të diel me një lajm të trishtë: aktori dhe regjisori i njohur Eduart Çala është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kulturore.

Lindur më 19 shtator 1950 në Elbasan, Çala kreu shkollën e mesme në “Jeronim De Rada” dhe më pas studioi Gjuhë-Letërsi në Institutin Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”. Edhe pse nuk ndoqi studimet për aktrim, pasioni për teatrin e çoi drejt një karriere të shquar në skenën elbasanase dhe shqiptare.

Karriera e tij nisi në vitin 1971 me trupën profesioniste të Teatrit “Skampa”, ku interpretoi në mbi 50 shfaqje. Me një gamë të gjerë rolesh dhe një përkushtim të rrallë, Çala u bë një nga shtyllat e teatrit elbasanas.

Ai u dallua edhe në kinematografi me role të kujdesshme e të natyrshme në filma si “Përtej mureve të gurta”, “Një natë Nëntori”, “Partizani i vogël Velo”, “Pranverë e hidhur”, “Kronikë e atyre viteve” e të tjerë.

Përtej skenës, Çala dha një kontribut të madh si regjisor në Teatrin e Kukullave në Elbasan dhe si prezantues në koncerte, festivale e aktivitete artistike për të rritur dhe fëmijë.

Për punën e tij të palodhur, ai u nderua me medaljen “Naim Frashëri” në vitin 1985 dhe me titullin “Mirënjohje e Qytetit” nga Bashkia e Elbasanit.

Eduart Çala ishte pjesë e një brezi të artë aktorësh elbasanas, krahas emrave të mëdhenj si Demir Hyskja, Shpëtim Shemili dhe Astrit Cerma.

Me largimin e tij, arti shqiptar humbet një njeri të heshtur, të përkushtuar dhe me një dashuri të pakushtëzuar për skenën dhe publikun. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për qytetin e Elbasanit dhe për të gjithë artdashësit shqiptarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.