Një incident shqetësues është shënuar gjatë një fluturimi nga Gjeneva drejt Prishtinës, ku një pasagjer shqiptar nga Kosova ka tentuar të hapë derën e avionit në mes të udhëtimit, duke shkaktuar panik tek udhëtarët.
Ngjarja ka ndodhur në ajër, ndërsa sipas dëshmitarëve, i riu ka bërë përpjekje të përsëritura për të hapur derën e emergjencës. Reagimi i shpejtë i pasagjerëve dhe ekuipazhit ka qenë vendimtar për të parandaluar pasojat. Disa udhëtarë janë hedhur mbi të dhe, me ndihmën e dy djemve të tjerë, kanë arritur ta mbajnë nën kontroll derisa situata u stabilizua.
Më pas, ndërhyrja e policisë ka neutralizuar përfundimisht ngjarjen, duke e ndaluar të riun, i cili vijonte të fliste me tone të ashpra dhe ofendime. Deri tani nuk ka informacione zyrtare mbi arsyet e veprimit të tij apo gjendjen e tij mendore.
Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që ndaj personit të ngriten akuza për sjellje të rrezikshme në bord, që përbën një shkelje serioze të sigurisë ajrore.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.