Serbia relativizon sulmet: Bunjaku “dëm kolateral”, policia shkaktoi shpërthimin

E hënë, 7 Korrik, 2025

Në një klimë tensioni të vazhdueshëm në veri të Kosovës, deklarata të reja nga Serbia kanë ngjallur shqetësim për një përpjekje të strukturuar propagandistike që synon të ndryshojë narrativën rreth ngjarjeve të fundit me karakter të rëndë sigurie.

Pak ditë më parë, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA) akuzoi Policinë e Kosovës për shpërthimin e ndodhur më 29 nëntor 2024 në kanalin Ibër-Lepenc. Në të njëjtën linjë, gazetari serb Branislav Krastic deklaroi këtë të enjte se vrasja e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, gjatë sulmit terrorist në Banjskë, ishte “dëm kolateral” dhe se ngjarja në tërësi ishte “një shfaqje”.

Këto qëndrime kanë ngritur shqetësim të menjëhershëm te ekspertët e sigurisë. Gurakuç Kuçi, analist në Institutin për Studime të Sigurisë “Octopus”, vlerëson se dy deklaratat, të ngjashme në kohë dhe përmbajtje, nuk janë të rastësishme. Sipas tij, ato përbëjnë një përpjekje të organizuar për të rikualifikuar ngjarjet dhe për të relativizuar përgjegjësitë për sulmet që cenojnë drejtpërdrejt sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Deklarata të tilla ngrenë dyshime për një narrativë të koordinuar propagandistike që synon ta paraqesë terrorizmin e organizuar kundër shtetit të Kosovës si incidente të paqëllimta apo të interpretuara gabimisht“, deklaron Kuçi.

Ai shton se qëllimi është të devijohet vëmendja nga natyra terroriste e sulmit në Banjskë dhe ajo e shpërthimit në Ibër-Lepenc, duke e shndërruar agresorin në viktimë dhe të vërtetën në subjekt manipulimi politik.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur bashkësia ndërkombëtare vazhdon të kërkojë qartësi dhe përgjegjësi për ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, ku sulmi i 24 shtatorit në Banjskë u cilësua nga institucionet kosovare dhe partnerët ndërkombëtarë si një akt i paramenduar dhe i organizuar terrorist./A2CNN

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.