Ekstradime të dyfishta nga Gjermania dhe Italia: Arrestohen dy shtetas shqiptarë

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, ka sjellë rezultate konkrete në përballjen me krimin e organizuar dhe dhunën. Dy shtetas shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë arrestuar dhe ekstraduar drejt Shqipërisë nga Gjermania dhe Italia.

Në koordinim me autoritetet gjermane, është kryer arrestimi dhe më pas ekstradimi i shtetasit D. L., 21 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I riu akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal që vepronte në kultivimin e bimëve narkotike, një veprimtari që ka qenë objekt hetimi i zgjatur nga SPAK.

Ndërkohë, në Milano, autoritetet italiane kanë arrestuar dhe ekstraduar drejt vendit tonë shtetasin K. B., 35 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për një ngjarje të rëndë të ndodhur në qershor të vitit 2024, kur, në bashkëpunim me një person tjetër, ka mbajtur me forcë brenda një automjeti një shtetas tjetër dhe e ka dhunuar rëndë.

Operacionet janë pjesë e një strategjie të gjerë të institucioneve ligjzbatuese për të goditur elementët kriminalë që strehohen jashtë vendit dhe për t’i vënë ata para drejtësisë shqiptare.

Burime zyrtare bëjnë me dije se puna e Interpol Tiranës dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të vijojë me intensitet të lartë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të mos lënë hapësirë për paprekshmëri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.