Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 24-vjeçar nga Sukthi i Durrësit, pasi përmes rrjetit social TikTok ka bërë thirrje të drejtpërdrejta për akte dhune, përfshirë edhe nxitjen për djegien e një automjeti të Policisë së Shtetit.
I riu i identifikuar si Devis Faruku u arrestua pas një hetimi të shpejtë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale Antiterrorizëm dhe Policinë Vendore të Durrësit. Monitorimi i veprimtarisë së tij në rrjet çoi në evidentimin e disa videove ku ai nxiste publikisht dhunë ndaj forcave të rendit, duke promovuar akte të rrezikshme dhe destabilizuese.
Në një nga videot e postuara, Faruku u bënte thirrje ndjekësve të tij të “shikonin aktin e djegies së një makine policie”, gjë që sipas autoriteteve përbën jo vetëm një provokim serioz, por edhe një rrezik real për rendin dhe sigurinë publike.
Prokuroria e ka akuzuar 24-vjeçarin për veprat penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, ndërkohë që hetimet vijojnë për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë apo ndikuar nga mesazhet e tij.
Policia e Shtetit ka rikonfirmuar angazhimin për të luftuar çdo formë nxitjeje të dhunës në hapësirat publike apo dixhitale, duke theksuar se rrjetet sociale nuk do të tolerohen si mjete për propagandë të rrezikshme.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.