Një reagim i ashpër ka ardhur sot nga zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, pas paralajmërimeve që Bashkimi Evropian i ka drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për vizitën e tij të mundshme në Moskë me rastin e Ditës së Fitores, më 9 maj.
Në një deklaratë të publikuar në kanalin e saj Telegram, Zakharova e cilësoi sjelljen e Brukselit si “banditizëm dhe shantazh”. “Cilat janë ‘shenjat e zeza’ që Perëndimi ndan si paralajmërime? Kështu veprojnë piratët, kështu vepron mafia, kështu veprojnë shantazhistët dhe kriminelët, kështu veprojnë qelizat terroriste”, deklaroi ajo.
Zakharova akuzoi Komisionin Evropian për “adoptim të metodave të biznesit gangster” dhe shtoi se kjo përbën “sjellje të vrazhdë ndaj Serbisë, një vend kandidat për anëtarësim në BE”.
“A e ka braktisur Komisioni Europian demokracinë? Nëse ata e respektojnë demokracinë si parim, atëherë duhet të respektojnë edhe rezultatet e vullnetit popullor, dhe jo të përdorin metoda që vetë i dënojnë – diktaturën”, theksoi përfaqësuesja e diplomacisë ruse.
Reagimi i saj vjen pasi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Callas, u bëri thirrje liderëve evropianë të mos marrin pjesë në ceremonitë e 9 majit në Moskë, në shenjë solidariteti me Ukrainën. “Pjesëmarrja në paradat ushtarake në Moskë nuk do të merret lehtë nga pala evropiane, duke pasur parasysh se Rusia po zhvillon një luftë të madhe në Evropë”, tha Callas.
Vizita e Vuçiç në Moskë, në kulmin e tensioneve Rusi–Perëndim, po shihet si një test i qëndrueshmërisë së lidhjeve të Serbisë me BE-në dhe Rusinë, në një kontekst gjithnjë e më të polarizuar ndërkombëtar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.