Kruja po përjeton një bum turistik këtë sezon, me Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” që mbetet një nga pikat më të vizituara nga turistët vendas e të huaj. Në një video të publikuar nga ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, dallohet fluksi i lartë i vizitorëve që hyjnë në ambientet e muzeut, një tablo që dëshmon interesin e vazhdueshëm për trashëgiminë kulturore shqiptare.
Sipas autoriteteve, ndalesa në këtë muze është tashmë pjesë e itinerarit të detyrueshëm për pjesën më të madhe të grupeve turistike që vizitojnë Shqipërinë. Krahas tij, Muzeu Etnografik i restauruar rishtazi dhe Pazari karakteristik i Krujës po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, duke sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Turistët që vizitojnë qytetin historik të Krujës vijnë kryesisht nga Italia, Spanja, por edhe nga vende më të largëta si Kina, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kruja, e njohur për turizmin historik njëditor, po përfiton nga shtimi i strukturave akomoduese, çka po u mundëson vizitorëve të zgjasin qëndrimin e tyre në qytet. Ndërkohë, pazari i vjetër me rrugicat me kalldrëm dhe dyqanet artizanale tradicionale mbetet një atraksion i pandryshueshëm, që i josh turistët të përjetojnë historinë dhe kulturën shqiptare nga afër.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.