Ikja e Prof. Dr. Fatmir Memaj: Humbje e madhe për botën akademike shqiptare

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Pedagogu dhe studiuesi i njohur, Prof. Dr. Fatmir Memaj, është ndarë papritur nga jeta, duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm në familje, në Fakultetin e Ekonomisë dhe më gjerë në botën akademike shqiptare.

Në një mesazh ngushëllimi, Universiteti i Tiranës e cilëson këtë humbje si të parakohshme dhe të rëndë për gjithë komunitetin shkencor:
“Prof. Dr. Fatmir Memaj u nda nga jeta sot, në mënyrë të beftë, në një moshë të re dhe në kulmin e aftësive të tij intelektuale e akademike. Familja e tij humbi njeriun më të dashur dhe më të përkushtuar. Fakulteti i Ekonomisë dhe Universiteti i Tiranës humbën një koleg të shkëlqyer, një pedagog të mirë, një studiues dhe kërkues shkencor të nivelit ndërkombëtar”.

I diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1985 dhe me titullin “PhD në Ekonomi” në vitin 1996, Prof. Memaj kishte mbi tre dekada përvojë në arsimin e lartë. Ai mbante titullin “Profesor” që nga marsi i vitit 2007 në Departamentin e Statistikës dhe Informatikës së Zbatuar.

Veprimtaria e tij përfshin 6 monografi, 5 përkthime librash, rreth 50 artikuj shkencorë, mbi 90 kumtesa në konferenca si dhe shumë projekte kërkimore të rëndësishme.

Kolegët e përshkruajnë atë si një njeri të urtë, të qetë, me humor të hollë dhe me një prani që e bënte të dashur për të gjithë. Universiteti i Tiranës ka shprehur ngushëllimet më të ndjera për familjen, të afërmit dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë.

Vdekja e Prof. Dr. Fatmir Memajt përbën një humbje të thellë për shkencën dhe arsimin shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.