Në zemër të qytetit të Patrës, shqiptarët e diasporës do të marrin pjesë nesër në një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore të pranverës: “Festa e Luleve të Majit”, një festival tradicional i organizuar çdo vit nga Bashkia e Patrës.
Ngjarja, e cila do të zhvillohet më 30 prill, ora 18:00, në sheshet Psilalonjias dhe Omonias, mbledh mbi 40 organizata kulturore vendase dhe të huaja, dhe është shndërruar në një pikëtakim të përvitshëm për komunitetet shumëkulturore që jetojnë në Peloponez.
Shoqata shqiptare “Emigranti”, me seli në Patra, do të përfaqësojë komunitetin shqiptar me grupin e valleve tradicionale si dhe me ansamblin polifonik “Malli i Mërgimtarit”, të cilët do të interpretojnë vepra të reja që sjellin në kujtesë motive të thella të kulturës shqiptare — nga folklori i pasur muzikor te ndjeshmëria e këngës së mallit dhe ikjes.
Në një postim në facebook përfaqësuesit e Shoqatës “Emigranti” falënderuan Bashkinë e Patrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe për hapësirat që i ofrohen komuniteteve të ndryshme në jetën publike të qytetit.
“Festivali është një shembull i harmonisë dhe bashkëjetesës kulturore në shoqërinë ku jetojmë,” thekson Shoqata, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë: “Ejani të gëzojmë së bashku. Ju mirëpresim të gjithëve” shkruhet në njoftim.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.