Gjykata e Prishtinë lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiç dhe 19 serbë të tjerë

E martë, 17 Nëntor, 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç dhe 19 persona të tjerë serbë të akuzuar për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Lajmin e konfirmoi për KosovaPress Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka bërë edhe kërkesën zyrtare për arrestimin e tyre.

Sipas akuzës, Radoiçiç dhe grupi i tij dyshohet se kanë qenë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë gjatë konfliktit në Kosovë. Milan Radoiçiç është tashmë i shpallur në kërkim edhe për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërkohë që është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim se procesi i nisur ndaj tij në Serbi është më shumë një farsë sesa një përpjekje serioze për drejtësi.

Hetimet ndaj grupit pritet të intensifikohen, ndërkohë që institucionet e Kosovës kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ekstradimin dhe përballjen e të akuzuarve me drejtësinë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.