Speedex lehtëson tërheqjen e zarfeve për votën e diasporës në Hania, Kretë

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Në mbështetje të shtetasve shqiptarë që jetojnë në Hania të Kretës, kompania Speedex do të angazhohet në shpërndarjen dhe dorëzimin e zarfeve të votimit në disa pika të ndryshme të zonës, në datat 28 dhe 29 prill.

Sipas njoftimit të Ambasadës Shqiptare në Greqi të hënën, më 28 prill, Speedex do të jetë në:

  • Zona Palaiohora, nga ora 09:30 deri në 16:30, në qendrën e Palaiohora-s (në Skala);

  • Zona Koundoura, nga ora 09:30 deri në 16:30, në pikën “Vlisidhi”.

Ndërsa të martën, më 29 prill, qytetarët mund të paraqiten në:

  • Zona Kissamos, nga ora 09:00 deri në 16:30, në sheshin qendror “Eleftherios Venizelos”;

  • Zona Platanias, nga ora 09:00 deri në 16:30, jashtë supermarketit LIDL.

Gjatë këtyre orareve, çdo qytetar shqiptar mund të tërheqë zarfin e tij, të plotësojë fletën e votimit dhe ta dorëzojë menjëherë pranë korrierit të Speedex. Ky proces synon të lehtësojë pjesëmarrjen e diasporës në proceset e rëndësishme demokratike, duke shmangur vonesat dhe duke ofruar një shërbim sa më pranë komunitetit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.