Roja bregdetare në Vlorë shpëton gjermanen e sëmurë në kroçeren AIDA Blu

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Një shtetase gjermane 61-vjeçare është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës, pasi u raportua e sëmurë gjatë lundrimit në anijen kroçerë “AIDA Blu”, pranë gadishullit të Karaburunit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:00, kur Qendra NdërOperacionale Detare mori sinjalizimin për një emergjencë mjekësore në bord. Menjëherë, në bashkëpunim me institucionet detare në gjirin e Vlorës — Roja Bregdetare, Kapiteneria e Portit dhe Policia Kufitare — u organizua operacioni për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Pas ndërhyrjes së shpejtë, 61-vjeçarja u transportua nga kroçera në breg dhe më pas u shoqërua me ambulancë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Në një njoftim zyrtar të autoriteteve theksohet: “Siguria është e para!”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.