Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani nderojnë Papa Françeskun në Vatikan

E martë, 17 Nëntor, 2026

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në ceremoninë mortore të Shenjtërisë së Tij, Papa Françeskut, e cila u zhvillua në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë liderë botërorë dhe mijëra qytetarë nga mbarë globi, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Papës së ndjerë, i cili për shumëkënd përfaqësonte një simbol të dashurisë dhe paqes.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ishte gjithashtu e pranishme në ceremoni. Së bashku me Kryeministrin Kurti, ata bënë homazhe pranë arkivolit të Shenjtërisë së Tij, duke shprehur respektin dhe mirënjohjen për figurën dhe veprën e tij.

Në mesazhin e ngushëllimit të lënë në librin elektronik të Ambasadës së Italisë në Kosovë, Kryeministri Kurti u shpreh:

“Papa Françesku do të mbahet mend si një udhëheqës i përulur, i mbushur me dashuri, dhembshuri dhe humanizëm social. Ai udhëhoqi Kishën Katolike me një zemër të hapur, me fjalë paqeje dhe vepra drejtësie dhe përkujdesjeje për të varfrit dhe të margjinalizuarit.”

Kosova, përmes përfaqësuesve të saj më të lartë shtetërorë, i dha nderimin e merituar njërit prej liderëve më të dashur shpirtërorë të kohëve moderne.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.