Bronx-i vishet kuqezi. Lorik Cana, ylli i panairit “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

E martë, 1 Korrik, 2025

Në një kryqëzim plot jetë mes Arthur Avenue dhe Crescent Avenue, shqiptarët e Amerikës dhe miqtë e tyre do të kenë një arsye të veçantë për të festuar këtë fundjavë. Më 4 maj 2025, nga ora 12:00 deri në 18:00, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Street Fair” kthehet për edicionin e tij të katërt, duke sjellë me vete një atmosferë ngazëlluese të muzikës, traditës dhe krenarisë kombëtare.

Por këtë vit, një yll do të ndriçojë edhe më fort mbi panairin: Lorik Cana, legjenda e futbollit shqiptar dhe ish-kapiteni i Kombëtares, do të jetë i pranishëm për të takuar fansat e tij. Në një aktivitet të veçantë për fëmijët, Cana do të firmosë topa futbolli falas, duke i dhuruar brezit të ri një kujtim të paharrueshëm dhe një frymëzim të gjallë.

Panairi, organizuar nga Mark Gjonaj shoqata “Open HANDS” dhe mbështetur Këshilli Koordinues i Diasporës synon të forcojë lidhjet mes shqiptarëve të diasporës, ndërsa ofron një pasqyrë të gjallë të kulturës shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit. Në çdo cep të rrugës, vizitorët do të shijojnë vallëzime tradicionale, specialitete gastronomike dhe aktivitete për të gjitha moshat.

Organizatorët kanë bërë thirrje për sponsorë dhe biznese lokale që të mbështesin këtë nismë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në një nga qytetet më të mëdha dhe më të larmishme të botës.

Për më shumë informacion mbi pjesëmarrjen ose mbështetjen e eventit, qytetarët mund të kontaktojnë në 347-398-6161 ose përmes emailit në [email protected].

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.