Qeveria e Serbisë ka tërhequr nga procedura dy projektligje të debatueshme që kishin për objektiv Kosovën. Lajmi është konfirmuar nga disa aktivistë në Beograd, të cilët kanë publikuar edhe një dokument zyrtar që dëshmon vendimin e fundit të ekzekutivit serb, të udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut.
Projektligjet e tërhequra përfshijnë:
Këto projektligje u shpallën me urgjencë nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç më 13 shtator të vitit 2024, i cili në atë kohë deklaroi se do të miratoheshin brenda 45 ditëve. Por, përkundër paralajmërimeve, pas më shumë se 250 ditësh – afro tetë muaj e gjysmë – më 17 prill 2025, ato janë hequr zyrtarisht nga procesi parlamentar.
Në të njëjtën konferencë shtypi të shtatorit të kaluar, Vuçiç kishte paralajmëruar madje se mund të shpallte Kosovën si “tokë të pushtuar”, por sipas vetë tij, u tërhoq nga ky hap pas paralajmërimeve të ekspertëve ligjorë të kabinetit të tij. Në vend të kësaj, ai prezantoi një plan me shtatë pika, si një kundërpërgjigje ndaj qeverisë së Albin Kurtit.
Plani përfshinte:
Mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat me shumicë serbe në veri;
Zbatimin e nenit 9 të marrëveshjes së parë të Brukselit për kthimin e serbëve në Polici;
Kthimin në funksione të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë;
Tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe mbylljen e institucioneve publike të Kosovës atje;
Formimin urgjent të Asociacionit të komunave me shumicë serbe;
Lirimin e menjëhershëm të të gjithë të burgosurve politikë nga protestat dhe barrikadat;
Lejimin e transaksioneve financiare dhe shërbimeve postare në monedhën dinar.
“Ata mund të ëndërrojnë për pavarësinë e tyre… dhe për anëtarësimin në OKB… për dhjetëra vite”, u shpreh presidenti serb gjatë deklaratës së tij më 2024.
Tërheqja e projektligjeve shihet nga analistët si një tërheqje taktike në kushtet e presioneve ndërkombëtare dhe tensioneve të vazhdueshme në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.