Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dorëzuar me shkrim deklarimin e tij të pafajësisë ndaj të gjitha akuzave të përfshira në aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar, përfshirë edhe formën shtesë të “nxitjes” në pikat 1 dhe 3 të saj. Lajmi u bë i ditur të premten nga Gjykata Speciale në Hagë.
Deklarata e pafajësisë është paraqitur më 24 prill nga avokatët e tij mbrojtës. Kjo është hera e dytë që Thaçi përballet me një aktakuzë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila së fundi e ka ngarkuar atë edhe me akuza që lidhen me ndikim mbi dëshmitarët, ndërsa procesi gjyqësor për krime të pretenduara lufte vazhdon.
Në të njëjtën aktakuzë janë përfshirë edhe ish-zyrtarët Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçi. Thaçi ka reaguar më herët ndaj zhvillimeve të fundit duke e cilësuar aktakuzën e dytë si të motivuar politikisht.
“Ju e dini, para katër vitesh në nëntor 2020 u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjedhësha president i vendit. Tash, para dhjetë ditësh, nxitimthi, Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë”, deklaroi Thaçi më 18 dhjetor 2024, në një konferencë mbi ecurinë e çështjes.
Ai theksoi se nuk është pjesë e garës politike dhe nuk ka asnjë ambicie për poste publike. “E ritheksoj se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik e as për ndonjë projekt qeverisës”, shtoi ai, duke kërkuar respektim të plotë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës në procesin gjyqësor.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.