Deputetja e Parlamentit të Finlandës, Tytti Tuppurainen, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku ka vlerësuar progresin e Kosovës si të jashtëzakonshëm, duke e cilësuar atë si “shteti më reformator në Ballkanin Perëndimor”.
Në një postim pas takimit, Tuppurainen theksoi se ky progres duhet të njihet nga Bashkimi Evropian dhe se njohja e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së do të ishte një tregim i një vizioni të qartë gjeostrategjik.
“Kosova është një top-reformatore në Ballkanin Perëndimor dhe progresi i saj duhet pranuar. Do ishte tregim i një vizioni të madh gjeostrategjik nga të gjitha vendet e BE-së për të njohur sovranitetin e Kosovës dhe për t’i dhënë statusin e vendit kandidat”, ka shkruar Tuppurainen.
Ajo shprehu përkushtimin e saj për të mbështetur rrugëtimin evropian të Kosovës dhe nxitjen e njohjeve të reja për shtetin më të ri në kontinent.
Takimi i zhvilluar në Prishtinë vjen në një kohë kur Kosova po vazhdon përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike dhe për sigurimin e njohjeve të mëtejshme ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.