Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Shenjtë të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë një ceremonie solemne që mblodhi drejtues shtetesh, përfaqësues të lartë të klerit dhe mijëra besimtarë nga e gjithë bota.
Në këtë ceremoni lamtumire, Presidenti Begaj u shoqërua nga katër krerët e komuniteteve kryesore fetare në Shqipëri — mysliman, ortodoks, katolik dhe bektashi — si dhe nga Kreu i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Ky përbërje unike e delegacionit shqiptar u konsiderua një shembull i gjallë i harmonisë ndërfetare dhe bashkëjetesës paqësore që karakterizon vendin, një vlerë që ishte vlerësuar dhe përmendur me respekt nga vetë Papa Françesku gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri në vitin 2014.
Në krah të Presidentit Begaj ishin edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kardinali shqiptar Ernest Troshani, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi (Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë), Imzot Arjan Dodaj (Kisha Katolike), H. Bujar Spahiu (Komuniteti Mysliman i Shqipërisë), Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj (Kryegjyshata Botërore Bektashiane) dhe Gent Kruja (Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë).
Presidenti Begaj ka pasur më parë dy audienca të veçanta me Papa Françeskun — në dhjetor 2022 dhe në maj 2023 — gjatë të cilave ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Vatikanit në promovimin e paqes dhe dialogut ndërkombëtar. Ai ka theksuar se mesazhet e Papa Françeskut për tolerancë, bashkëpunim dhe humanizëm mbeten një udhërrëfyes moral për liderët botërorë.
Pjesëmarrja e këtij delegacioni të lartë shqiptar në ceremoninë e nderimit për Papa Françeskun nënvizon edhe një herë respektin e thellë që Shqipëria ushqen për figurën dhe trashëgiminë e tij shpirtërore, si dhe rolin e tij të veçantë në ndërtimin e urave të komunikimit mes feve dhe kombeve.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.