Qeveria e Serbisë ka miratuar sot pagesën e një granti të njëhershëm në vlerë prej 300 mijë dinarësh (rreth 2558.90 euro) për shtetasit serbë të arrestuar në Kosovë, të cilët po përballen me akuza për krime lufte të kryera gjatë periudhës së luftës 1998-1999 kundër shqiptarëve.
Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë në Beograd, kjo mbështetje financiare do t’u ofrohet të arrestuarve që ndodhen në burgje apo njësitë e paraburgimit në Kosovë, për shkak të proceseve penale që po zhvillohen ndaj tyre. Pagesa do të kryhet “sa më shpejt që të jetë e mundur”, nënvizohet në komunikatë.
Ky vendim i qeverisë serbe pritet të shkaktojë reagime në Kosovë dhe më gjerë, duke pasur parasysh ndjeshmërinë që shoqëron çështjet e drejtësisë për krimet e luftës dhe përgjegjësitë për to.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.