Thomas Strakosha ka qenë shpesh në qendër të kritikave për paraqitjet e tij, veçanërisht me fanellën kuqezi, edhe pse në Kampionatin Europian të Gjermanisë portieri zhvilloi një turne pozitiv. Disa vite më parë, ai u konsiderua një prej portierëve më premtues të Serisë A, duke konkurruar madje me Donnarummën për titullin e më të mirit në Itali. Por karriera e tij mori një kthesë të papritur.
Pasi iu realizua ëndrra për t’u transferuar në Premier League me Brentfordin, Strakosha nuk arriti të bindë drejtuesit e klubit dhe shanset për të luajtur ishin të pakta. Më pas ai u transferua te AEK në Greqi, ku nisi si titullar, por sot gjendet sërish në bankinë.
Megjithatë, përtej formës sportive, Thomas Strakosha mbetet një figurë që frymëzon për ndjenjën kombëtare. Në çdo ndeshje me AEK-un, ai mban në doreza flamurin shqiptar – një gjest i thjeshtë, por me shumë domethënie, veçanërisht në një vend si Greqia ku raportet me simbolet shqiptare nuk janë gjithmonë të mirëpritura. Ky detaj i vogël, që për shumë do të kalonte pa u vënë re, në këtë kontekst merr vlerën e një qëndrimi të qartë identitar.
Ky nuk është rasti i parë që një lojtar me kombësi shqiptare përballet me vështirësi te AEK për shkak të përzgjedhjes për Kombëtaren. Kujtojmë edhe rastin e Astrit Ajdarevic, i cili pasi u grumbullua nga ish-trajneri Christian Panucci dhe luajti vetëm 9 minuta në një miqësore ndaj Turqisë, u la në stol dhe më pas humbi terren në karrierën e tij. Pas kësaj periudhe, ai u detyrua të largohej drejt Suedisë, pa e rimarrë më veten.
Sot, ndonëse Strakosha nuk po gëzon minuta në fushë, ai vazhdon të mbajë me krenari flamurin kuqezi në doreza – një simbolikë që flet më shumë se çdo deklaratë për dashurinë ndaj vendit të tij. Edhe pse qëndrimi në stol mund të vijë si pasojë e formës apo konkurrencës me Brignolin, për shumëkënd nuk përjashtohet edhe ndikimi i faktorit kombëtar.
Në një karrierë ku ngritjet dhe rëniet janë të zakonshme, qëndrimi i Strakoshës për flamurin mbetet i palëkundur.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.