Delegacioni i komunës së Preshevës, i kryesuar nga kryetarja Ardita Sinani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Elbasan, ku është pritur nga kryetari i bashkisë Gledian Llatja. Takimi i zhvilluar midis dy palëve ka theksuar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet qytetit të Preshevës dhe Elbasanit, i cili tashmë është i binjakëzuar, dhe ka nxjerrë në pah aktivitete kulturore që do të thellojnë miqësinë mes qyteteve.
Kryetari Llatja theksoi se, përveç aktiviteteve kulturore, bashkëpunimi ka përfshirë edhe sektorin e bizneseve, i cili po hyn në një fazë të re. Ai shprehu angazhimin për të forcuar më tej lidhjet mes dy qyteteve, duke nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të një partneriteti më të fuqishëm ekonomik.
Nga ana e saj, kryetarja Sinani vlerësoi bashkëpunimin e krijuar në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, media dhe informimi, duke theksuar se këto janë elementë kyç për të tërhequr fonde nga Bashkimi Europian. Ajo gjithashtu falënderoi shtetin shqiptar për mbështetjen dhe theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës për forcimin e faktorit shqiptar, veçanërisht për Luginën e Preshevës.
Gjatë qëndrimit të saj në Elbasan, delegacioni vizitoi pikat kulturore më të rëndësishme të qytetit, si Muzeu Etnografik, Kalaja e Elbasanit dhe Bazilika paleokristiane pranë Rrapit të Bezistanit. Ata u njohën me trashëgiminë historike dhe identitetin kulturor të Elbasanit, që mbetet një urë e fortë miqësie dhe bashkëpunimi përtej kufijve.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.