Gjuriç akuzon Kosovën për sabotim në Ibër-Lepenc, rriten tensionet me Serbinë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, pasi ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriç, ka akuzuar autoritetet kosovare për përfshirje në një akt sabotimi në kanalin Ibër-Lepenac. Pa ofruar prova konkrete, Gjuriç deklaroi se “shërbimet serbe të sigurisë kanë prova të qarta” që lidhin Policinë e Kosovës me incidentin, të cilin e cilësoi si akt të rëndë.

“Tani pres një reagim nga aktorët ndërkombëtarë që duhet ta përkthejnë këtë në pasoja juridike. Jam i tmerruar nga arrestimet e reja të serbëve në Kosovë, pikërisht në ditën e Pashkëve,” deklaroi Gjuriç për A2 CNN, duke shtuar se mbështetja ndërkombëtare për qeverinë e Albin Kurtit është shqetësuese.

Në vijim të deklaratës së tij, zyrtari i lartë serb vuri në dukje edhe ofensivën diplomatike të Prishtinës për të siguruar njohje të reja ndërkombëtare. Sipas tij, ka një “garë” mes qeverisë dhe opozitës në Kosovë për të sjellë më shumë njohje, ndërsa ai vetë theksoi se Serbia po punon për të ndaluar këtë proces.

“Vetëm tri njohje të reja janë arritur nga Prishtina, ndërkohë që 28 vende kanë tërhequr njohjen e pavarësisë. Ne do të bëjmë gjithçka që ky proces të jetë i pamundur”, theksoi Gjuriç.

Gjuriç komentoi gjithashtu edhe marrëdhëniet e ngushta me Rusinë dhe prezencën e përfaqësuesve të lartë serbë në paradën ushtarake të 9 Majit në Sheshin e Kuq të Moskës, duke treguar njëherazi vijimësinë e orientimit politik të Beogradit.

Këto deklarata vijnë në një moment të ndjeshëm për rajonin, kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur sërish, në sfondin e negociatave të ndërprera dhe përpjekjeve të reja për ndërmjetësim ndërkombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.