Arrestohet në Liban babai që vrau vajzën në Tiranë, pritet ekstradimi

E shtunë, 21 Nëntor, 2026

Pas një hetimi intensiv dhe bashkëpunimi ndërkombëtar, është arrestuar në Liban shtetasi palestinez Fati Alwan, 49 vjeç, i dyshuar për vrasjen e vajzës së tij në Tiranë dy muaj më parë. Ngjarja tronditëse ndodhi në muajin shkurt të këtij viti, në një apartament të marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, arrestimi i Alwan është bërë i mundur falë bashkëpunimit të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me autoritetet libaneze, përmes Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit. Ai është arrestuar me qëllim ekstradimi dhe pritet të rikthehet në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se më 20 shkurt, Fati Alwan vrau me mjet prerës vajzën e tij 24-vjeçare, Rayyan Alwan. Vajza u gjet e pajetë në katin e tretë të banesës ku qëndronin, një ditë pasi kishin ndërruar dhomë brenda vilës me pretendimin se nuk iu kishte pëlqyer ambienti.

Fillimisht, dyshimet e para të policisë ranë mbi bashkëjetuesin e 24-vjeçares, një shtetas 25 vite më i madh se ajo. Por më pas, falë të dhënave të siguruara nga autoritetet e huaja, u konfirmua se krimi ishte kryer nga babai i saj, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Motivet që çuan në këtë akt të rëndë mbeten ende të paqarta. Ndërkohë, pak ditë më parë, trupi i pajetë i së resë u tërhoq nga morgu nga avokati i familjes, me kërkesë të nënës së saj, dhe u dërgua për varrim në Liban.

Sipas autoriteteve shqiptare, Fati dhe Rayyan Alwan kishin hyrë në Shqipëri më 19 shkurt, duke u paraqitur si turistë. Ata prenotuan biletat vetëm disa orë para udhëtimit dhe sapo mbërritën në Rinas, shkuan drejt banesës që kishin marrë me qira në Tiranë. Krimi dyshohet se ndodhi vetëm një ditë më pas.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë, ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të përfundimit të procedurave për ekstradimin e të dyshuarit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.