Mic Sokoli legjenda e Lidhjes së Prizrenit

E martë, 1 Korrik, 2025

Mic Sokoli, një nga figurat më të ndritura të rezistencës shqiptare, lindi në vitin 1839 në Fang të Bujanit, Tropojë dhe ra heroikisht në prill të vitit 1881 në betejën e Slivovës. Luftëtari i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i shpallur “Hero i Popullit”, mbetet simbol i trimërisë dhe sakrificës për atdheun.

I lindur në një familje patriotësh, Mic Sokoli u bë udhëheqës i njësive luftarake të Lidhjes, duke u dalluar në shumë beteja: në Shkup, Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Nokshiq, Plavë, Guci, Hot, Grudë, Tuz, Carralevë dhe Shtime. Ai luftoi me guxim kundër ushtrive osmane dhe agresorëve malazezë, duke u shfaqur si strateg i zoti dhe prijës i vendosur.

Në betejën e Slivovës, kundër forcave osmane të Dervish Pashës, ai kreu një nga aktet më të rralla të heroizmit në historinë shqiptare – i vuri gjoksin topit të armikut, duke sakrifikuar jetën për të frymëzuar bashkëluftëtarët të mos dorëzohen. Ishte vetëm 42 vjeç kur ra në fushën e nderit, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë.

Trashëgimia e tij jetoi përmes brezave. Një shekull më vonë, nipi i tij, Tahir Sinani, ra dëshmor në luftën për bashkim kombëtar, duke ndjekur idealin e Micit dhe duke dëshmuar se gjaku i lirisë nuk shuhet.

Mic Sokoli është përjetësuar në këngë, legjenda dhe histori. Ai mbetet prijësi legjendar i Krasniqes dhe një nga figurat më të nderuara të epokës së Lidhjes së Prizrenit, frymëzim për brezat e sotëm dhe të ardhshëm në rrugën e lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.