Ibrahim Kodra, gjeniu i penelit që e pikturoi Shqipërinë si parajsë mesdhetare

E martë, 1 Korrik, 2025

Më 22 prill 1918 lindi në Ishëm një nga figurat më të rëndësishme të artit shqiptar dhe evropian – Ibrahim Kodra. I njohur gjerësisht si “postkubisti i fundit në Evropë”, Kodra ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare, pa e humbur kurrë lidhjen me atdheun.

Edhe pse u largua i ri nga Shqipëria, dashuria për vendlindjen e shoqëroi gjithmonë dhe u pasqyrua në veprat e tij shumëngjyrëshe. Në kulmin e trazirave të vitit 1997, ai realizoi një nga punët më të njohura – “Shqipëria fantastike”, një tablo që portretizon Shqipërinë si një parajsë mesdhetare.

Kodra pati një fëmijëri të vështirë, por falë një burse të dhënë nga Mbretëria e Shqipërisë, arriti të studionte në një nga akademitë më prestigjioze në Itali – Akademinë e Arteve të Bukura të Brera-s, në Milano.

Në vitin 1944 hapi studion e tij të parë, dhe vetëm katër vite më vonë, në 1948, ekspozoi për herë të parë në Romë, ku njohu dhe u bë mik me legjendën e pikturës moderne, Pablo Picasso. Më pas vendosi lidhje të ngushta me emra të tjerë të mëdhenj si Henri Matisse dhe Modigliani.

Veprat e Kodrës – mbi 6 mijë gjithsej – ndodhen sot në disa nga koleksionet dhe institucionet më të rëndësishme në botë, përfshirë Muzeun e Vatikanit, Parlamentin Italian, Muzeun Kodra në Lugano e Milano, si dhe në galeri private anembanë globit.

Për kontributin e tij në art dhe kulturë, ai u nderua me titullin “Konsull Nderi” dhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikës së Shqipërisë. Ibrahim Kodra mbetet një figurë frymëzuese, që me penelatën e tij ndërtoi ura mes Shqipërisë dhe botës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.