Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është rikthyer sërish në Shqipëri, duke ndarë me miliona ndjekësit e saj momente nga pushimet në bregdetin shqiptar.
Përmes një postimi në Instagram, 29-vjeçarja ka shpërndarë fotografi të saj dhe të të dashurit, aktorit britanik Callum Turner, teksa kalojnë kohë të bukura pranë detit Jon. Krahas fotove, ajo ka shkruar përshkrimin e thjeshtë, por të ngrohtë: “Pashkë në shtëpi”.
Dua ka publikuar gjithashtu një video ku së bashku me Turner shfaqen duke u futur në ujë, pavarësisht se ende jemi në muajin prill. Pamjet përcjellin një atmosferë relaksi dhe afeksioni për natyrën shqiptare, duke rikujtuar edhe një herë ndjekësve të saj anembanë botës bukuritë e bregdetit shqiptar.
E veshur me stil dhe plot hijeshi, këngëtarja shfaqet e qeshur dhe e relaksuar në çdo imazh, duke rrezatuar pozitivitet dhe dashuri për vendlindjen e saj. Vitet e fundit, ajo është bërë një promovuese e vërtetë e Shqipërisë, sidomos e bregdetit të jugut, ku shpesh është parë në shoqërinë e familjarëve.
Me këtë vizitë të radhës, Dua Lipa vazhdon të jetë një ambasadore e denjë e bukurive shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.