Pas dy muajsh qëndrim në morg, trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze, Rayan Alwan, u tërhoq këtë të martë nga përfaqësuesi ligjor i familjes dhe u dërgua në Liban, me kërkesë të nënës së saj. E reja u vra në muajin shkurt në Tiranë nga babai i saj, 49-vjeçari Fati Alwan, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Krimi ndodhi në një banesë të marrë me qira në rrugën “Gjon Muzaka” në kryeqytet. Fillimisht dyshimet ranë mbi bashkëjetuesin e saj, por më vonë hetimet zbuluan autorësinë e babait. Policia shqiptare, në bashkëpunim me autoritetet e huaja, siguroi pamje filmike ku 49-vjeçari largohet nga banesa mëngjesin e 22 shkurtit dhe më pas udhëton drejt Greqisë.
Rayan kishte denoncuar më herët të atin për dhunë, ndërsa mediat holandeze raportuan se ajo përjetonte presion për stilin e saj të jetesës, i cili binte ndesh me normat fetare të familjes. Ende nuk dihen saktësisht motivet që çuan në vrasjen e saj.
Autoritetet shqiptare u përpoqën prej ditësh të kontaktonin familjen për tërheqjen e trupit, por pa sukses, derisa ndërhyrja e nënës dhe përfaqësuesit të saj ligjor bëri të mundur kthimin e trupit në vendlindje. Vrasja tronditi opinionin publik dhe mbetet objekt hetimi të thelluar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.