Në një ceremoni solemne zhvilluar në Prishtinë, është përuruar Mitropolia e parë Ortodokse Shqiptare e Kosovës, një ngjarje historike për besimtarët ortodoks shqiptarë të këtij rajoni. Ceremonia është udhëhequr nga Kryepeshkopi i parë i Kosovës, Nikollë Xhufka, i cili theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj kishe autoqefale për besimtarët ortodoks shqiptarë dhe për shtetin e Kosovës.
Në një deklaratë për Radio Kosovës, Xhufka ka shpjeguar se kjo ngjarje shënon fillimin e një kapitulli të ri për kishën dhe komunitetin ortodoks shqiptar në vend. “Në këtë ditë të Pashkëve fillon një kapitull i ri për besimtarët ortodoks shqiptarë në Kosovë. Po ashtu, për Republikën e Kosovës është me rëndësi që të ketë Kishën e vet Ortodokse Autoqefale Shqiptare”, tha ai.
Xhufka theksoi gjithashtu se hapja e Mitropolisë është rezultat i vetëdijesimit të komunitetit ortodoks shqiptar në Kosovë. “Shqiptarët e Kosovës kanë pasur nevojë për këtë ngjarje që po ndodh në një ditë si kjo Pashkësh. Është e rëndësishme për besimtarët që të kenë atdheun e tyre,” shtoi ai.
Kisha do të jetë e vendosur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, dhe Kryepeshkopi Xhufka ka shprehur angazhimin për të siguruar që komuniteti ortodoks shqiptar të përfshihet në legjislacionin që rregullon pozitën juridike të bashkësive fetare në Kosovë.
Kjo ngjarje shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e identitetit fetar dhe kombëtar të shqiptarëve ortodoks në Kosovë dhe shpresohet të ketë një ndikim të fuqishëm në komunitetin fetar dhe social të vendit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.