“Pena e Gruas” promovon zërin e shkrimtareve shqiptare në Diasporë

E premte, 16 Maj, 2025

Në një ditë të dielltë prilli Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë mblodhi shkrimtarët dhe komunitetin për të promovuar librin më të ri në Diasporë antologjinë “Pena e Gruas” në Stamford, Connecticut.

Antologjia u botua nga kryesia e Shoqatës dhe u financua nga humanistja dhe shkrimtarja e nderuar Monda Hamitaj për të cilën më duhet të theksoj se nuk e ka për herë të parë që bën bamirësi.  Antologjia me gratë poete është muzë, perëndeshë e frymëzimit, ku poezitë e tyre janë si petalet e trëndafilta ndër fllade që sjellin qiellin e shpirtit plot dashuri ndër lexues.  Penat e tyre të argjendta kultivojnë farërat që aq shumë i kanë çmuar dhe shijuar lexuesit ndër vite.

Gratë shkrimtare të shoqatës anëtare të vjetra dhe të reja dukej sikur aromatizuan bibliotekën “Ferguson” ashtu si lule të bukura lajmëtare të pranverës që me shkëlqimin e tyre ndriçuan dhe më shumë mjediset e bukura.

Librat mbi tavoline dukeshin si tufa tulipani shumëngjyrëshe dhe në çdo faqe ishin shkrimtaret pjesëmarrëse me poezitë e tyre.

Programin e moderoi plot kulturë Dr. Yllka Filipi njëherazi dhe kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë. Fjala e hapjes së saj ishte e bukur, skrupuloze dhe plot mesazhe.  Ajo tregoi për idenë e botimit të antologjisë ku Presidenti z. Adnan Memeti e mori i pari nismën për ta botuar antologjinë dhe për të caktuar një ditë si një festë libri, ku kryesia u bë mbështetja kryesore e kësaj ideje serioze, kulturore dhe atdhetare.

Në emër të shoqatës përshëndeti shkrimtari i shquar Adnan Memeti, president- Connecticut.

Dr. Suela Janina, Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB me nje elekuencë në të folur dhe plot mirësi përshëndeti të gjitha shkrimtaret gra të cilat po japin një kontribut të madh në fushën e letrave në Diasporë.

Shkrimtari i mirënjohur Mhill Velaj ish kryetari i shoqatës i dorëzoi Dr.Bexhet Asanit titullin Akademik nga universiteti shtetëror Uberaga Brazil që është nënshkruar nën trashëgiminë e Prof. Kristaq Shabanit, qe është president i Akademisë Pegasiane në Shqiperi. Ai është promotori dhe hartues i programimit pegasian të LNSHPA “PEGASI.

Mbresëlënëse ishin të gjitha kumtesat dhe përshëndetjet si nga autoret Arjeta Kotrri Ferlushkaj- New Jersey, Ani Gjika- Massachusetts, kumtesë nga Dr. Iris Halili- Florida që e lexoi zonja e nderuar poetja Ibadete Humolli Tetaj, poetja Reshida Çoba-California, Valbona Ahmeti- Canada, Kozeta Zylo- New York, gazetarja e mirënjohur e Zërit të Amerikës Laura Konda- Washington D.C dhe poetja e njohur, aktivistja znj. Rita Saliu.

Antologjia e parë iu dhurua Ambasadore Dr. Janinës nga Dr. Filipi dhe më vonë librat u shpërndanë për të gjitha autorët nga shkrimtari Velaj.

Natyrisht do të ketë botime të tjera edhe më të bukura nga zonjat shkrimtare, sepse jam e sigurtë që ato janë siç thotë shkrimtarja e shquar amerikane Toni Morrison si: “Nëse gjen një libër që vërtet dëshiron ta lexosh, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruash”.

Pas mbylljes së ceremomisë së librit të ftuarit morën pjesë në koktejlin e përgatitur enkas nga Kryesia.

Ishte një ditë e bukur për shkrimtaret që promovuan antologjinë “pena e Gruas” në nderim të saj, sepse me penën e ndritur gruaja shkrimtare në Diasporë pasuron edhe më shumë letrat shqipe.

Të gjitha këto gra shkrimtare që janë pjesëmarrëse në antologji janë në harmoni me shpirtin e tyre qe është si një lumë që rrjedh dhe arrin në destinacionin përgatitur për të qenë vetvetja.

Këto shkrimtare e dinë mirë se me shkrimet, poezitë e tyre duke i ndarë me lexuesit kuptojnë që shumë jetë mund të transformohen për mirë.

Aktiviteti promovues për antologjinë u filmua nga TV “Alba Life” me themelues dhe producent Qemal Zylo, nga z. Sokol Paja, Editor i Gazetës “Dielli”, TV “Kultura Shqiptare” me themelues dhe producent z.Adem Belliu si dhe AA New York TV me themelues dhe producent z. Skënder

Pali.

Autorja e shkrimit është shkrimtare, ish sekretare pranë Shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, autore e tetë librave, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë New York-un, Albany dhe në Online si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.