Grushti i hekurt! Roxhers Muslia shpallet Kampion Bote për të Rinj në Boks

E enjte, 15 Maj, 2025

Tirana u kthye në arenën e grushtave të fortë mbrëmjen e së enjtes, ku Kombëtarja shqiptare e boksit triumfoi ndaj Spanjës në 9 përballje të boksit olimpik. Një mbrëmje e mbushur me emocion, teknikë dhe spektakël sportiv, që solli suksese të shumta për kuqezinjtë.

Në përfundim të dueleve, Kristi Bejko u shpall si boksieri më teknik, ndërsa Jemin Allmuça mori vlerësimin si boksieri më i mirë i natës.

Edhe boksierët profesionistë nuk zhgënjyen: Denis Nurja fitoi pas 6 raundesh, ndërsa Neraldo Ymeri tregoi forcën e tij me një nokaut të pastër.

Kjo mbrëmje kulmoi me triumfin e Roxhers Muslias, i cili fitoi me nokaut teknik titullin botëror për të rinj në kategorinë WBO. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Muslia vendosi emrin në historinë e boksit shqiptar si kampion bote në një moshë të re.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet. Është një ëndërr që bëhet realitet,” tha Muslia pas fitores së madhe.

Një natë që dëshmoi se boksi shqiptar është në ngritje dhe se talentet e rinj po shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.