“Tifozët Kuqezi: Dënimi nga FIFA, Pasqyrë e Dështimit të Paaftë të FSHF-së”

E premte, 16 Maj, 2025

Grupimi i njohur i tifozëve shqiptarë, “Tifozët Kuqezi”, ka reaguar ashpër pas dënimit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) nga FIFA, duke i akuzuar drejtuesit e FSHF-së për paaftësi, arrogancë dhe mungesë përgjegjësie. Në një deklaratë të fortë publikuar pas vendimit të FIFA-s, grupimi i njohur i tifozëve shpreh indinjatën e tij, duke e cilësuar këtë si një “turp” dhe një reflektim të paaftësisë së strukturave të futbollit shqiptar.

Sipas “Tifozëve Kuqezi”, vendimi i FIFA-s është pasqyrë e një “sëmundjeje më të thellë” që ka kapluar FSHF-në, duke e akuzuar Federatën për inkompetencë dhe manipulim të ndjenjave të tifozëve. Ata theksojnë se, ndërkohë që FSHF-ja duhet të sigurojë një atmosferë sportive dhe të mbrojë tifozët besnikë, ka zgjedhur të përjashtojë ata, duke e vënë aparatin shtetëror kundër tifozëve të Kombëtares.

Grupimi i tifozëve flet edhe për praktikat e FSHF-së, si zhvendosjet e ndeshjeve dhe kërcënimet për mbyllje sektorësh, duke e cilësuar këtë si një tentativë për t’i larguar tifozët e angazhuar dhe besnikë. Sipas tyre, Federata ka dështuar të sigurojë një organizim të duhur të ndeshjeve, duke theksuar se rritja e çmimeve të biletave është një nga strategjitë e vetme të kësaj strukture për të mbuluar paaftësinë e saj.

“Të zhvasin tifozët e ndershëm për të mbuluar paaftësinë e vet, është strategjia e vetme e kësaj federate”, thonë ata, duke shtuar se ky dënim është një goditje ndaj atyre që kanë mbajtur gjallë pasionin për futbollin shqiptar dhe Kombëtaren.

Grupimi i tifozëve kërkon që zëri i tyre të dëgjohet dhe që përgjegjësit e kësaj situate të japin llogari për dështimin e struktura të futbollit shqiptar.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.