Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e një faze të re zhvillimi në fushën e mbrojtjes dhe ekonomisë, përmes ngritjes së industrisë ushtarake në Shqipëri. Nga Rubiku, ku zhvilloi një takim me drejtues lokalë dhe përfaqësues të bizneseve, Rama bëri me dije se kanë nisur investimet e para për krijimin e qendrave të prodhimit të pajisjeve ushtarake, me qëllim furnizimin e Forcave të Armatosura dhe eksportin në tregjet ndërkombëtare.
“Këtë kompleks e kemi identifikuar si një nga pikat ku do të investohet dhe do të prodhohet për forcat tona të armatosura, por në masën më të madhe, për eksport. Në bazë të këtij programi janë edhe dronët inteligjentë”, deklaroi Rama.
Në vijim, ai theksoi se shumë shpejt do të ndërmerret një tjetër hap i rëndësishëm në fushën e mbrojtjes ajrore: themelimi i Akademisë Shqiptare të Forcave Ajrore në Vlorë. “Paralelisht po përgatisim edhe rihapjen e akademisë së pilotëve. Ditët në vijim në Vlorë do të bëjmë edhe firmosjen për fillimin e punës për Akademinë Shqiptare të Forcave Ajrore”, u shpreh kryeministri.
Gjithashtu, Rama bëri të ditur se Shqipëria ka arritur një marrëveshje mirëkuptimi me gjigantin ndërkombëtar të ndërtimit të anijeve, Fincantieri, për të bashkëpunuar në ringritjen e bazës së prodhimit dhe riparimit të anijeve në vendin tonë. Kjo sipas tij, do të sjellë një impuls të ri për ekonominë dhe për sektorin e mbrojtjes në Shqipëri.
Ky zhvillim konsiderohet si një hap strategjik për fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe një mundësi për rritje ekonomike përmes teknologjisë dhe eksportit të produkteve ushtarake.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.