“Dukej si një demon”: Dëshmia tronditëse e nënës së vrasësit të Ilaria Sulës

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Zbardhen dëshmi të reja tronditëse nga nëna e 23-vjeçarit Mark Antony Samson, i cili vrau me thikë të renë shqiptare Ilaria Sula në Romë. Gjatë marrjes në pyetje më 7 prill, Nors Man Lapaz, nëna e autorit të krimit, rrëfeu momentet e para kur pa të birin pas krimit.

“Më hapi derën, i ishte skuqur fytyra, dridhej shumë. Më tha ‘nuk kam fjetur, nuk kam ngrënë’. Ai dukej si një demon, kisha frikë se mos më lëndonte dhe mua”, deklaroi ajo për hetuesit, sipas të përditshmes italiane La Repubblica.

Lapaz shtoi se i biri i pëshpëriti “mami, mami” dhe ajo u përpoq ta qetësonte. “I thashë ‘qetësohu’, por ai vazhdonte të dridhej”, tregoi ajo.

Mark Antony Samson, student në universitetin “La Sapienza” dhe me origjinë filipinase, por i lindur në Itali, vrau ish-të dashurën e tij shqiptare në rrethana ende të paqarta. Pas krimit makabër, ai fshehu trupin e Ilarias në një valixhe të vogël, të papërshtatshme për përmasat e saj, dhe e transportoi trupin 40 kilometra larg, ndërsa armën e krimit – një thikë – e hodhi në një kazan plehrash.

Samson ka refuzuar t’u përgjigjet disa prej pyetjeve kyçe të prokurorëve për rrethanat dhe motivet e krimit. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të plotë dinamikën e vrasjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.