Virologia shqiptare shkëlqen në programin Fulbright

E martë, 8 Korrik, 2025

Dr. Arta Lugaj, lektore dhe studiuese në Virologjinë Molekulare pranë Universitetit të Tiranës, ka përfunduar me sukses programin prestigjioz Fulbright për Studiues të Huaj në Universitetin Shtetëror të Mississippi-t, SHBA.

Gjatë qëndrimit të saj akademik, Dr. Lugaj u fokusua në studimin e evolucionit gjenetik të viruseve kryesore të frymëmarrjes te gjedhët, duke analizuar strategjitë më efikase për kontrollin e tyre. Puna e saj kontribuon në rritjen e sigurisë biologjike në fushën veterinare dhe ka rëndësi të veçantë për sektorin e bujqësisë dhe shëndetit publik.

Pjesë e përvojës së saj në SHBA ishte edhe pjesëmarrja në seminarin pasurues për studiuesit Fulbright – Fall 2024 Fulbright Scholar Enrichment Seminar – mbajtur në Cleveland, Ohio. Aty ajo pati mundësi të krijojë kontakte me studiues nga vende të ndryshme të botës dhe të vizitojë klinikën e njohur Cleveland Clinic, një nga institucionet kryesore mjekësore në Shtetet e Bashkuara.

Me energjinë e kësaj eksperience ndërkombëtare, Dr. Lugaj kthehet e përkushtuar për të çuar përpara kërkimin shkencor në Shqipëri dhe për të forcuar kapacitetet akademike në fushën e virologjisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.