“Super Leku trondit Dollarin dhe Euron”

E martë, 17 Nëntor, 2026
E martë, 17 Nëntor, 2026

“Super Leku trondit Dollarin dhe Euron”

Monedhat e huaja kanë pësuar rënie në tregun shqiptar, ndërsa Leku është fuqizuar ndjeshëm në krahasim me to, duke shkaktuar një ndikim të ndjeshëm në tregjet valutore. Këtë të enjte, 1 Dollar u këmbye për 86.7 Lekë, duke humbur 0.32 Lekë krahasuar me ditën e mëparshme. Po ashtu, edhe monedha europiane vijon të mbetet e dobët, duke u këmbyer për 99.4 Lekë.

Ndërkaq, ekspertët shpjegojnë se zhvillimet globale, si pasojat e planit të tarifave të njoftuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, po ndikojnë në dobësimin e Dollarit në të gjithë botën. Pritjet për uljen e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, si dhe ndikimi i fushatës zgjedhore në vend, po ndihmojnë në forcimin e Lekut.

Edhe monedhat si Franga zvicerane dhe Paundi britanik janë goditur nga fuqizimi i Lekut, duke u këmbyer përkatësisht për 105.7 dhe 114.5 Lekë. Në këto kushte, ekonomistët parashikojnë një periudhë të paqartë për tregjet valutore, duke theksuar se lëvizjet e monedhës vendase mund të jenë të ndikuara edhe nga faktorët politikë dhe ekonomikë të brendshëm dhe ndërkombëtarë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.