Turizmi në Shqipëri shënoi rritje të qëndrueshme edhe gjatë muajve të dimrit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, rreth 73 mijë turistë të huaj vizituan vendin tonë në shkurt 2025, duke shënuar një rritje prej 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në total, gjatë dymujorit të parë të vitit, Shqipëria u vizitua nga 142 mijë vizitorë jorezidentë, me një rritje vjetore prej 38%.
Ndër vendet me përfaqësimin më të lartë të vizitorëve rezultojnë Italia (22%), Kosova (16%) dhe Gjermania (7%), ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Franca përfaqësojnë përkatësisht 6% dhe 4% të totalit. Vizitorët nga vende të tjera përbënin 45% të totalit të turistëve jorezidentë.
Edhe pse norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele ishte 16,5%, lehtësisht më e ulët se në shkurtin e vitit të kaluar (16,7%), numri i përgjithshëm i vizitorëve dhe i netëqëndrimeve ka shënuar një rritje domethënëse.
Në shkurt 2025, krahasuar me një vit më parë, vizitorët gjithsej u rritën me 29,9%, ku jorezidentët shënuan rritje me 32,2%, ndërsa rezidentët me 26,4%. Netëqëndrimet gjithashtu u rritën me 34,2%, ku ato nga vizitorët e huaj u rritën me 35,4%, ndërsa nga vizitorët vendas me 32%.
Të dhënat konfirmojnë tendencën pozitive të turizmit hyrës dhe potencialin e rritjes së mëtejshme nga tregjet kryesore europiane dhe rajonale.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.