Ka dështuar për herë të dytë seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, e mbajtur këtë të enjte. Shkak i dështimit, sipas burimeve nga Kuvendi, ishte mungesa e votimit për raportin e verifikimit të mandateve të deputetëve të rinj.
Seanca e sotme ishte vazhdim i asaj të së martës, e cila po ashtu u ndërpre për të njëjtën arsye. Kryesuesi i saj, Avni Dehari, deputet i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, njoftoi se në konsultimet paraprake me përfaqësuesit e partive politike nuk është arritur një konsensus.
“Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën konsultimin. Fatkeqësisht nuk pati konsensus. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, në orën 12:00 më 19 prill 2025, me shpresë që deri atëherë të ketë pajtueshmëri”, u shpreh Dehari.
Në sallën kryesore të Kuvendit ishin të pranishëm 100 deputetë në momentin e ndërprerjes së seancës. Kryesuesi falënderoi pjesëmarrësit dhe mbylli seancën duke premtuar rifillimin e saj pas dy ditësh.
Ngërçi institucional vjen në një moment kritik për zhvillimet politike në Kosovë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse partitë do të arrijnë një marrëveshje për të vijuar me procedurat e konstituimit të legjislaturës së re.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.