Lavrov: Racizëm ndaj Sllavëve, Kosova shembull i standardeve të dyfishta

E martë, 17 Nëntor, 2026

Rusia vijon propagandën e saj kundër shtetësisë së Kosovës, duke e përdorur atë si shembull për të justifikuar pushtimin e Ukrainës dhe aneksimin e Krimesë.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për gazetën ruse Kommersant, ka deklaruar se Perëndimi po trajton sllavët me racizëm të hapur, dhe sipas tij, kjo vërehet në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe rikthimit të gadishullit të Krimesë nën administrimin rus.

Lavrov ka përsëritur akuzat ndaj vendeve perëndimore se kanë shkelur paprekshmërinë e kufijve të garantuar nga Karta e Kombeve të Bashkuara. Ai ka deklaruar se, në kohën kur Kosova shpalli pavarësinë, nuk kishte as operacione ushtarake e as rrezik për popullsinë, duke shtuar se Rezoluta 1244 garantonte kthimin e forcave policore dhe rojeve kufitare serbe në atë që e quan “krahinë”.

“Ata nuk u shqetësuan për këtë. Thjesht vendosën të mbështesin shkëputjen. Përfaqësuesi i OKB-së, Martti Ahtisaari, u ngrit dhe tha se Kosova është e pavarur – pa referendum, pa asgjë. Amerikanët i thanë ‘duhet bërë’ dhe ai e bëri”, u shpreh Lavrov.

Duke e krahasuar me rastin e Krimesë, ai tha se Rusia e aneksoi pas një referendumi, por Perëndimi nuk e njohu këtë proces.

“Pra, ne sllavët nuk mundemi, por shqiptarët po?”, tha ai në përfundim të intervistës.

Deklarata të tilla janë përsëritur herë pas here nga zyrtarë të lartë rusë për të relativizuar agresionin ndaj Ukrainës, duke përdorur Kosovën si precedent, megjithëse komuniteti ndërkombëtar ka theksuar se rastet janë krejtësisht të ndryshme dhe të pakrahasueshme.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.