Greqia shpall zgjerimin në Jon, Egje dhe Mesdhe: Priten përplasje të reja

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Qeveria greke ka bërë publike një plan ambicioz për shfrytëzimin e hapësirave detare përgjatë brigjeve të saj, duke përfshirë zgjerimin e kufirit detar nga 6 në 12 milje. Ky veprim përbën një hap të rëndësishëm strategjik për Athinën, i cili pritet të ndikojë jo vetëm në aspektin ekonomik dhe mjedisor, por edhe në marrëdhëniet gjeopolitike në rajon.

Plani, i përgatitur nga Ministria e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë për Mjedisin dhe Energjinë, ndan ujërat detarë të Greqisë në katër zona të mëdha ku parashikohet zhvillimi i aktiviteteve të ndryshme si kërkimi i gazit dhe naftës, peshkimi, turizmi detar dhe mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënujore.

Për herë të parë, Athina ka publikuar një hartë zyrtare që shënjon qartë zonat që ajo i konsideron si “Zona Ekskluzive Ekonomike” (ZEE), duke përfshirë Jonin, Egjeun dhe Mesdheun Lindor.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime në rajon, veçanërisht në marrëdhëniet me Turqinë, me të cilën Greqia ka pasur historikisht mosmarrëveshje për ndarjen e hapësirave detare. Pas publikimit të projektit grek, edhe pala turke publikoi një plan të ngjashëm për shfrytëzimin e zonave detare, duke evidentuar mbivendosje me pretendimet greke.

Situata aktuale rikthen në vëmendje tensionet e vitit 2020, kur Turqia dërgoi anijen sondë Oruç Reis për kërkime në Mesdheun Lindor, në një zonë të kontestuar nga Greqia, duke shkaktuar një krizë serioze mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Ekspertët vlerësojnë se publikimi i këtij plani nga Athina zyrtare synon të forcojë pozicionin e saj në negociatat për ndarjen e zonave detare, por njëkohësisht mund të ndezë përplasjet e vjetra me fqinjët dhe të rrisë tensionet në rajonin e Mesdheut.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.