Futbolli shqiptar në FIFA+: FSHF lidh marrëveshje me platformën globale

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar sot zyrtarisht arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme me platformën digjitale globale të FIFA-s, FIFA+, duke sjellë futbollin shqiptar më afër tifozëve në të gjithë botën.

Sipas njoftimit të FSHF-së, kjo marrëveshje do të mundësojë transmetimin e ndeshjeve të përzgjedhura nga kampionatet shqiptare në FIFA+, me akses të lirë dhe cilësi të lartë transmetimi për të gjithë ata që duan të ndjekin emocionet e futbollit vendas.

“Ky është një hap i rëndësishëm për rritjen e vizibilitetit ndërkombëtar dhe promovimin e lojës sonë në një audiencë globale. Jemi të bindur se kjo marrëveshje do të shërbejë si një urë lidhëse mes tifozëve dhe pasionit të vërtetë që ofron futbolli ynë”, thekson FSHF në komunikatën zyrtare.

Marrëveshja me FIFA+ vjen në një moment kur interesimi për futbollin shqiptar është në rritje, dhe ofron një mundësi të artë për të prezantuar kampionatet dhe talentet tona në skenën ndërkombëtare.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.