Më 16 prill 1917, në Shkodër u themelua biblioteka e “Komisisë Letrare”, si një organizëm i përbashkët shqiptaro-austriak, që do të shërbente si pikënisje për standardizimin e gjuhës shqipe dhe zhvillimin e albanologjisë. Kjo iniciativë u ndërmor nga një grup patriotësh shqiptarë, të udhëhequr nga Luigj Gurakuqi, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Vjenës.
Institucioni, i pari i këtij lloji në rrafshin albanologjik, kishte për qëllim hartimin e një norme të përbashkët gjuhësore për shqiptarët. Drejtor i bibliotekës u caktua shkrimtari dhe publicisti Hilë Mosi, i cili hodhi themelet e sistemit të bibliotekave në vend, duke qenë i pari që futi konceptin e “kopjes së detyruar”.
Në përbërje të “Komisisë Letrare” ishin emra të shquar të mendimit shqiptar si: At Gjergj Fishta, Dom Ndre Mjeda, Sotir Peci, Aleksandër Xhuvani e të tjerë. Fondi fillestar i bibliotekës përbëhej nga rreth 3000 vëllime, të siguruara nga shtypshkronjat e njohura të kohës “Nikaj” dhe “Zoja e Papërlyeme”.
Pas shpërndarjes së Komisisë në vitin 1918, fondi i bibliotekës kaloi fillimisht në kujdestarinë e shoqërisë “Vllaznia”, e më vonë u transferua në Tiranë pranë Ministrisë së Arsimit. Më 10 korrik 1920, në bazë të këtij fondi u themelua Biblioteka Kombëtare, fillimisht me emrin “Biblioteka e Shtetit”, nën drejtimin e prof. Mati Logorecit.
Ky përvjetor rikujton një moment themelor në historinë e kulturës dhe identitetit gjuhësor shqiptar, duke nderuar përpjekjet e para serioze për ruajtjen, zhvillimin dhe dokumentimin e trashëgimisë letrare dhe gjuhësore të kombit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.